Nga hajdut tek pronar resorti, ja jeta që bënte Aleksandër Sadikaj me prindër të divorcuar

Atentati i sotëm i morri jetën 27-vjeçarit, Aleksandër Sadikaj, pasi në automjetin e tij ishte vendosur një sasi eksplozivi.

Sadikaj ishte me origjinë nga Berati dhe pronar i një ferme kampingu “Sancho Farm Albania” në Memaliaj që sipas të dhënave nga QKB rezulton e regjistruar në janar të këtij viti. Burime për medjan bëjnë me dije se i riu vinte nga një familje me prindër të divorcuar.

Mësohet se prej moshës 20-vjeçare ai operonte në bizneseve të paligjshme dhe jetonte me periudha të caktuara në Greqi. Sadikaj posedonte një dosje të theksuar kriminale, në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve, por aktualisht nuk ishte në kërkim.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *