Kryeministri Edi Rama foli sërish për “Ballkanin e Hapur”, duke u shprehur se Shqipëria duhet të nisë me shtjellimin dhe zbatimin e kësaj nisme. Në përvjetorin e Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert” në Shqipëri, Rama tha se nuk do të ketë rrugë tjetër për asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përveçse të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”.
Ndër të tjera kreu i qeverisë, komentoi edhe procesin për çeljen e negociatave, duke u shprehur se Shqipëria është vend kandidat prej disa vitesh.
“Shefja e fondacionit këtu në Tiranë ma prishi fjalimin, e nisi me të njëjtën fjali siç do ta nisja dhe unë. Negociatat për ne ka qenë një periudhë maturimi. Është fare e qartë edhe me problemin e Bullgarisë, e nuk duhet që të humbim fokusin. Është proces që e ka zgjedhur populli vetë. Duhet të vazhdojmë dhe të bëjmë më shumë seç kemi bërë. Paravarësisht çfarë kushtesh kemi në Bruksel. është detyrimi ynë ndaj fëmijëve tanë. Jemi dhëndurë në tentativë të familjes së BE. E keni parë që është një vendimmarrje që nuk parashikohet deri në fund. Kujt do i shkonte në mendje që do dilte Bullgaria? Askush nuk e parashikon që nuk del një tjetër. Bullgaria deri para 2 vitesh ishte 100% dakord. Procesi i integrimit është i vlefshëm për transformimin e dijeve. Ballkani i Hapur është ideja e duhur në kohën e duhur dhe pa diskutim që të gjithë do ta përqafojnë këtë ide hap pas hapi. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur, por duhet të nisë me shtjellimin dhe zbatimin e kësaj ideje. Pa diskutim që kjo është e ardhmja, nuk ka asnjë mundësi tjetër përveçse të hapemi me njëri-tjetrin. Kështu fitojmë kohë nga e ardhmja, sepse sidoqoftë, Ballkanin e Hapur do të jemi të detyruar ta bëjmë dhe s’do kemi rrugë tjetër, në momentin kur do të hyjmë në BE. Do të ishte një ekstra sforco dhe kohë e humbur, ndërsa duke e bërë sot me bindje ne i japim mundësi vetes të rrisim ekonominë tonë. Asnjë prej nesh në Ballkanin Perëndimor nuk e ka luksin të lërë ekonominë mënjanë dhe të merret me politikën në plan të parë për arsye interesash partiake të brendshme,”-tha kryeministri Rama.
Fondacioni Friedrich Ebert u themelua në vitin 1925, si një trashëgimi politike e presidentit të parë gjerman, Friedrich Ebert, të zgjedhur në rrugë demokratike, i cili vdiq në po atë vit. Ebert, një socialdemokrat me origjinë të thjeshtë, kishte ngritur zyrën më të madhe në vendin e tij, megjithë opozitën e konsiderueshme te kundërshtarëve te tij politikë. Ai mori përsipër detyrën e Presidencës në një vend, i cili ishte mbuluar nga kriza, pas disfatës në Luftën e Parë Botërore. Nisur nga pervoja e tij personale, ai propozoi krijimin e një Fondacioni me qëllim të trefishtë: Promovim te mëtejshëm të një kulture politike demokratike dhe pluraliste, nepermjet edukimit politik për të gjitha klasat e shoqërisë; Akses lehtësues për edukime të mëtejshme për njerëz të rinj, duke siguruar bursa; ndihmese për mirëkuptim dhe bashkëpunim ndërkombëtar, kurdoherë që është i mundur, për të shmangur shpërthime të reja të luftrave dhe konflikteve.
/Priza.al/