Në mbledhjen e ditës së sotme të Qeverisë u morën një sërë vendimesh të cilat u pasqyruan për mediat nga ministritë përkatëse jashtë godinës së kryeministrisë sic është bërë zakon tanimë.
Vendime të rëndësishme u morën sa i përket energjisë elektrike, transportit publik, fermërëve dhe mjekësisë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë:
- Mbifaturim për ata që harxhojnë më shumë se 700 kilovat/orë në muaj.
- Biletat e parashtypura do të hiqen nga qarkullimi për trasportin interurban dhe do të kalohen online.
- Miratim i projektvendimit për kompesimin e naftës për transportin urban me 100 lekë për litër.
Ministria e Bujqësisë:
- 1800 karta fermerësh do të përfitojnë karburantin për bujqësinë.
- Qeveria ka miratuar aktin e futjes në fuqi të librit të fermerit.
Ministria e Shëndetësisë:
- Komiteti i Ekspertëve do të vijojë të mbikëqyr situatën e Covid-19.
- Indeksim i barnave të “Listës së Barnave të Rimbursueshme”.
- Miratim i procedurave, kritereve apo afateve për ndjekjen e programeve të formimit të kualifikimit profesional për statusin e punonjësit social. /Priza.al