Real Madrid mund të ketë nevojë të shesë Eden Hazard nëse dëshiron të rinovojë kontratën e Marco Asensio dhe të mirëpresë Brahim Diaz kthimin nga huazimi i tij në AC Milan.
Diaz dhe Asensio konsiderohen të jenë lojtarë afërsisht të ngjashëm nga Real Madrid, sipas AS dhe si një ekip i cili i ka numrat e plotësuar kur bije fjala tek formacioni, Los Blancos duhet që të zgjedhin vetëm një nga ta për sezonin e ardhshëm.
Madridi ka shprehur interesim për vazhdimin e kontratës me Diaz, sipas Fabrizio Romano. Anësori i ka impresionuar galaktikët gjatë dy sezoneve në Milano, duke luajtur një rol vendimtar pasi fituan Scudetton vitin e kaluar.
Pamja komplikohet edhe më shumë për Eden Hazard. Nëse Madridi mund të shkarkojë belgun, i cili është lojtari i tyre më i paguar, atëherë Diaz dhe Asensio do të futen në skuadrën e tyre të fryrë, por Hazard ka synime për të qëndruar në Santiago Bernabeu.