‘Nga incidenti me gazetaren tek zhvillimet politike’/ Zbardhet takimi i Gjekmarkajt me ambasadoren e Greqisë

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Greqisë, Sophia Philippidou. Gjekmarkaj shprehet se ka njohur ambasadoren me zhvillimet politike në vend, ndërsa shtoi se pushteti po bën përpjekje me të gjitha mënyrat që opozita të rezultojë e tepërt.

“Sot pata kënaqësinë të pres në Kryesinë e Kuvendit ambasadoren e Greqisë Shkëlqesinë e saj Sophia Philippidou ! E falënderova atë për vizitën dhe interesin që ka shfaqur për tematikat që mbulon komisioni parlamentar i edukimit dhe medias. Megjithëse nuk do duhej të ishte kështu theksova që sot zëri i ambasadorëve është tejet i rëndësishëm për çështjet e demokracisë në Shqipëri! Pushteti po investon gjithçka e gjithkund që opozita të konsiderohet e panevojshme dhe e tepërt! Kjo strategji e çon demokracinë drejt vdekjes.

Më tej ai u ndal edhe tek problematikat me të cilën përballen gazetarët, duke sjellë në vëmendje incidentin e fundit pas Malit të Dajtit.

Gjekmarkaj thotë se duke e konsideruar Greqinë një vend mik dhe tejet të rëndësishëm në farketimin e kulturës perëndimore dhe Shqipërinë në takimin me ambasadoren Philippidou i sugjeroi shtimin  e bashkëpunimit  mes universiteteve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *