Mbrëmjen e sotme në “Për’puthen” u transmetua takimi mes Toles dhe Markos, i cili duhet thënë që nuk la konkurrent pa komentuar. Takimi mes Markos dhe Toles duket se ka shkuar mirë, por vetë në studio konkurrenti pohoi se kjo marrëdhënie nuk shkon më shumë sesa shoqëri.
Marko: Të pëlqen të ledhatohesh apo të ledhatosh?
Tole: Kam më shumë qejf të ledhatoj.
Marko: Mirë pra hajde më ledhato edhe mua pak.
Gjatë takimit me Tolen, Marko e quajti Mikelën thatuqe, ndërsa kjo e fundit doli në mes të studios dhe i bëri një piruetë për t’i treguar linjat trupore.
“U habita në fakt se prisja takim nga ajo thatuqa, Mikela. Nuk më pëlqeu mënyra si e ka bërë zgjedhjen e takimit. Ajo ka bërë rolin e mamit në takime. Ka thënë që dua burrë me rr dhe ka dalë në takime me fëmijë”, tha Marko.
Ndërsa Mikela u përgjigj: “S’jam thatuqe, ndoshta s’më ke parë mirë, po të bëj një piruetë. Jam shumë në rregull me format që kam.”
Ndër të tjera, Marko nuk ka nguruar të flasë edhe për dashurinë e tij të mëparshme. Ai ka thënë se marrëdhënia ka zgjatur për tre vite, por u është dashur të ndahen pas një ftohje, për shkak se vajza u largua jashtë vendit.
Marko: Edhe në studio ja bëj me shenja asaj, por Mikela vjen vazhdimisht bën zgjedhje. Më kujtohet ajo që tha Arjani që atë albumin që i ke dhënë ti do ta mbushi me foto me çunat e tjerë.
Nuk ka qenë marrëdhënie e gjatë, por intensive. Ka zgjat 1 vit e pak, por ka qenë distancë. Vajzës iu del që të ikte shumë larg, pavarësisht se ne takoheshim, me kalimin e kohës u ftohëm dhe u ndamë. Jam bërë pishman për çdo histori timen, por për atë jo.
Tole: Kam tip të prerë, por kjo nuk do të thotë që nuk di të dashuroj.
Marko: Shumica e gocave në studio kanë dalë në takime për të bërë xheloz dikë.
Marko: Fakti që je pak çun king nuk do të thotë që je në piedestal. Të është rritur shumë mendja se me gjasme je i pëlqyeri i gocave. Vërtet mendon që mund të kesh marrëdhënie për Mikelën?
Bruno: Çe ke këtë që pyetjes i përgjigjesh me pyetje.
/Priza.al/