Nga janari 2023, dyfishohen çmimet e ilaçeve

Megjithëse u paralajmërua ulja e çmimeve të barnave nga fillimi i këtij muaji në Maqedoni, ilaçet që u ulën nga 12 denarë mund t’i numërosh në gishta. Abuzimet me çmimet e barnave vazhdojnë nga lista bazë.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se pas negociatave me kompanitë farmaceutike më 15 mars është marrë vendim për çmimet e reja të barnave nga kompanitë prodhuese dhe shpërndarëse të barnave.

Sipas vendimit, kompanitë duhej të rregullonin çmimet e vendosura të barnave në tregtinë me shumicë dhe pakicë dhe pas rregullimit, çmimet e reja të reduktuara do të aplikoheshin nga data 1 prill 2022.

“E vërteta e kësaj qëndron se çmimet e barnave janë ulur shumë pak nga lista pozitive. Nga rritja enorme e janarit dhe marsit tani nuk ka ndonjë diferencë të madhe. Ulja e çmimeve nga listën pozitive është bërë në 7-10 ilaçe, por rritja e çmimeve vazhdon nga prodhuesit farmaceutik vendor që nuk i mbulon Fondi”, tha Aulon Ramadani, Farmacist.

Oda e Farmacistëve tha se ka një metodologji të përcaktimit të çmimeve të barnave në bazë vjetore, që marrin si referencë shtetet e tjera me popullsi dhe patologji të ngjashme me Maqedoninë.

Nga Agjencia e Barnave “MALMED” thonë se inspektorët e tyre janë gjithë kohën në terren në gjetjet e keqpërdorimeve eventuale në 1200 barnatoret sa janë në vend.

Qytetarët muajin mars kanë blerë ilaçe më të shtrenjta për 30% të dhjetëra barnave nga lista pozitive.

Kjo nuk është rritja e parë që është bërë këtë vit, nga që në janar kishte edhe një rritje tjetër për 20%, thanë farmacistët. Sipas tyre, rritja është bërë vetëm nga prodhuesit farmaceutik të vendit tonë, ndërsa barnat e importuara nga kompanitë e jashtme nuk i kanë lëvizur çmimet e 90% të ilaçeve nga lista bazë./ Alsat.mk

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *