Sapo të heqë kostumin e ‘007’, Daniel Craig do të nisë një rrugë tjetër sfiduese në Broadway. Ai do të luajë rolin e Makbethit në një edicion të ri të tragjedisë të prodhuar nga Barbara Broccoli, producentja historike e ekskluzivitetit të 007.
Drama e bazuar në ambicien dhe etjen për pushtet do të zgjasë për 15 javë në Lyceum Theater në pranverën e vitit 2022.
Regjisori do të jetë Sam Gold, ndërsa përkrah Craig do të performojë aktorja etiopiane-irlandeze Ruth Negga, enë rolin e Lady Macbeth.
Craig luajti për herë të fundit në Broadway në 2013 në “Betrayal” me gruan e tij Rachel Weisz.
“James Bond” i fundit nuk është i ri nga tekstet e Shekspirit, pasi ka bërë një Othello së bashku me David Oyelowo dhe drejtuar nga vetë Gold.
Kujtojmë se Craig ka habitur të gjithë ndjekësit kur ka zbuluar se kur iu ofrua ky rol, fillimisht nuk donte që ta interpretonte këtë karakter.
Me këtë rol, ylli i famshëm britanik ka bërë debutimin në vitin 2006 dhe së fundmi do të shfaqet në “No Time To Die”, që pritet të dalë në muajin tetor.
Kur prodhuesit i ofruan këtë rol, Daniel nguroi të shfrytëzonte mundësinë që padyshim, vjen një herë në jetë.
Aktori i famshëm ishte mjaft i shqetësuar për pasojat që ky vendim mund të sillte për familjen e tij.
Sipas John Maybury, kjo ishte një zgjedhje mjaft e vëshitrë pasi në atë kohë e bija e tij ishte vetëm 12 vjeçe.
“Kishte implikime si në jetën personale ashtu edhe në fushën e tij profesionale. Nuk mendoj se dikush mund të përgatitet për realitetin e famës derisa ta përjetojë atë. Por ajo që i thamë ishte: “Ka jetë pas Bondit”.
/Priza.al/