Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco.
Përmes një postimi në Facebook, Spiropali shkruan se me Del Monaco bisedoi për vazhdimësinë e Reformës, duke shprehur vullnetin e plotë të shumicës tonë qeverisëse në zbatimin e rekomandimeve të mbetura, duke nisur nga kuadri ligjor tek administrimi zgjjedhor, të gatshëm për t’i dakordësuar këto prioritete në tryezë me opozitën.
Postimi i plotë:
Me kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco.
Rekomandimet e dhëna nga OSBE/ODIHR, të adresuara në ndryshimet legjislative, reflektuan frymën pozitive në zgjedhjet e 25 Prillit.
Bisedova me z.Del Monaco për vazhdimësinë e Reformës, duke shprehur vullnetin e plotë të shumicës tonë qeverisëse në zbatimin e rekomandimeve të mbetura, duke nisur nga kuadri ligjor tek administrimi zgjedhor, të gatshëm për t’i dakordësuar këto prioritete në tryezë me opozitën.
E përgëzova Ambasadorin për arritjen e zhvillimit të Konferencës së ardhshme të Medias së OSBE në Tiranë më 11 Tetor, një konferencë ndërkombëtare me prezencën e gazetarëve dhe rrjeteve mediatike më në zë të rajonit, ku do kem kënaqësinë të flas për disa nga sfidat tona të përbashkëta si liria e medias, dezinformimi dhe standardet më të larta të informimit të publikut.
/Priza.al/