Nga laboratorët e rinj te mësimet teknologjike, Rama prezanton buxhetin për rininë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar buxhetin për rininë. Ai ka thënë se plani i qeverisë është që të hapen qendra teknologjike ku të rinjtë të mësojnë njohuri bazë.

Ai theksoi se bibliotekat shkollore do të pasurohen dhe laboratorët do vendosen në shkolla. Rama tregoi se fizkultura do të ketë një rol të veçantë në shkolla, ku do të shtohen hapësirat stërvitore dhe do të lëshohen certifikata të ndryshme.

“Ne do të bëjmë një ndryshim rrënjësor të laboratorëve, do të fillojmë që në fillim të vitit të ardhshëm. Nga ana tjetër për ne është e qartë që nëse duam të kemi në Shqipëri një treg që duam të ofrojë punë shumë mirë paguar për më të rinjtë dhe një fuqi të re në funksion të zhvillimit ekonomik, duhet të investojmë në njohuritë kompjuterike më të rinjve. Është fjala për një gjuhë të re që nuk është anglisht, frëngjisht, por është një gjuhë që do të bashkojë nesër gjithë botën ndërsa sot bashkon një numër të konsiderueshëm njerëzish që punojnë në një treg që s’ka kufij.

Kjo është e ardhmja. Ambicia është që brenda këtij mandati të kemi qendra të tilla në çdo bashki. Pjesa tjetër janë kurset intensive të kodimit ku duam të angazhojmë aktorë të certifikuar që të jenë në dispozicion. Nuk duhet të harrojmë atë që është e pamundur të merret nga kompjuterët, teknologjia, që ka të bëjë me një sërë anësh tjera të qenies njerëzore, që ka të bëjë me kulturën, artin, dijen që ka të bëjë me shqisat, fizikun, duart, sytë. Ato punë që kompjuterët nuk mund t’i bëjnë kurrë. Kemi vendosur fond të veçantë për pasurimin e bibliotekave të shkollave. Niveli i jetesës dhe varfëria nuk është arsye për të qenë pis. Kam parë vende të pasura që kanë pasur probleme me pisllëkun, edhe Parisi ka pasur.

Ka ardhur koha ta çojmë në nivel tjetër shkollën dhe sportin, duke i dhënë mundësi atyre që të kenë mundësi të bëjnë sport më shumë. Këtu ka shumë prindër, që paguajnë shumë, janë me dhjetëra mijëra për të çuar fëmijët e tyre në klube sportive të shumëllojshme. Është e domosdoshme ti japim mundësi shkollave të kenë skuadrat e tyre. Ti japim nxënësve që merren me sport, edhe pikë siç janë në vendet e tjera në funksion të ecurisë së tyre të mëtejshme. Sot kemi mundësi ta bëjmë këtë sepse kemi shumë palestra”, tha Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *