Prej ditësh komisariati i Policisë Rrugore në Tiranë ka nisur këshillimim dhe “ndëshkimin” e këmbësorëve që me apo pa vetëdije kthehen në burim aksidenti.
Policia rrugore, përveç disiplinimit të trafikut, zbatimit të rregullave nga drejtuesit e mjeteve dhe lirimit të parkingjeve të zëna në mënyrë abuzive, ka nisur një proçes të “edukimit” të këmbësorëve.
Mos respektimi i semaforit, kalimi në vende të pa shënuara me vijëzime të bardha etj, janë shkelje te cilat kushtojnë jetë.
Nismës për disiplinimin e këmbësorëve i janë bashkuar edhe figura publike si aktori Rezart Veleshnja, Luiz Ejlli apo edhe opinionisti Olti Curri.
‘Illyridium Media Group’ përkrah nismën e Policisë Rrugore Tiranë për të disiplinuar jo vetëm trafikun por edhe për të edukuar këmbësorët, mesazhe të tilla, do jenë gjithnjë në kryefaqen e lajmeve tona.