Nga masakrat e 1997-ës deri te vrasja e mbrëmshme e të vëllait! Kush është Medi Backa, i ‘forti’ i Fierit, anëtari i bandës ‘Pusi i Mezinit’

Hijet e historive dhe masakrave të vitit të mbrapshtë 1997, ku marrëzia kolektive pushtoi të gjithë shqiptarët, u kthehen pas herë pas here shumë individëve protagonistë të asaj kohe, ose për fat të keq familjarëve të tyre.

I tillë ishte edhe atentati i djeshëm në Fier, ku mbeti i vrarë Demir Backa, vëllai i Medi Backës, i cili me bamat e tij kulmon me ngjarjen e largët të vitit 1997, e ashtuquajtura “Masakra e Levanit”, ku mbeti i vrarë vëllai i viktimës së sotme.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 mars 1997, dhe është përplasja më e përgjakshme e trazirave të vitit 1997. Në këtë përplasje të dhunshme mbetën të vrarë 24 persona.

Përplasja u zhvillua midis bandës së “Pusit të Mezinit” dhe banorëve romë të fshatit Levan në Fier. E gjithë banda u eliminua gjatë kësaj përplasjeje.

Banda e “Pusit të Mezinit” ishte një grup kriminal, me aktivitet në gjithë Shqipërinë e Jugut, ku grabitjet me dhunë, rrëmbimet me forcë, përdhunimet dhe vrasjet, ishin aktiviteti kryesor i anëtarëve të saj. Origjina e anëtarëve të kësaj bande ishte nga i gjithë Jugu i vendit.

Rebelimi i vitit 1997, Vlorë - Veritas

Shumica e tyre kishin qenë të burgosur edhe gjatë regjimit komunist për krime dhe kishin vendosur të quheshin “Të fortët e Jugut”.

Kjo bandë kishte si rivale kryesore bandën e “Çoles”, të drejtuar nga Zani Çaushi. Banda e “Pusit të Mezinit” ishte mbështetëse e flaktë e Partisë Demokratike, dhe me sa duket kjo shkaktoi edhe eliminimin e tyre, ose çuarjen në një pusi siç ishte ajo me banorët romë të Levanit.

Si nisi konflikti

Dy ditë para masakrës, në lagjen e romëve në Levan u vranë dy të rinj. Lulëzim Çela dhe Lefter Tushollari, u qëlluan në qendër të lagjes, pranë “lokalit të Demos”, në brendësi të një bilardoje. Sipas të dhënave të policisë, disa persona me maska janë shfaqur në derën e bilardos dhe kanë gjuajtur me breshëri automatikësh mbi dy të rinjtë, duke i lënë të vdekur në vend.

Pas kësaj ngjarjeje burrat dhe djemtë e lagjes me 500 familje rome u armatosën deri në dhëmbë. Armët u siguruan në dy reparte ushtarake, që ndodhen vetëm 1 kilometër larg nga kjo lagje, ndërsa gratë dhe fëmijët u evakuuan të gjithë nga fshati.

SManalysis

Mbrëmjen e asaj dite, arena e luftimeve u bë përsëri lokali i Demos, kryeplakut të lagjes rome. Lokali me pesë dritare u rrethua nga një grup me mbi 15 persona të armatosur zbarkoi në fshat me katër automjete. “Mysafirët” hynë së bashku me disa romë në brendësi të lokalit të Demos. Qëndrimi i tyre aty ka qenë miqësor vetëm për 10 minuta dhe më pas është dëgjuar një breshëri automatiku.

“Ata kërkuan miqësisht municione. Ishin të dehur dhe si të droguar. Edhe kur ecnin nga makina në drejtim të lokalit të jepnin përshtypjen se diçka nuk shkonte tek ata. Nuk kishin frikë, por seç prisnin. Pinin cigare të shtrenjta dhe ishin të zhvilluar si trupa”,- tregon një dëshmitar i ngjarjes.

Autorët e pandëshkuar të një tragjedie që mund të përsëritet (IV)” | Gazeta  DITA

Anëtarët e bandës kishin kërkuar armë e municione, por kur Demoja, kryeplaku i lagjes, kishte refuzuar, ata e kishin gjuajtur me armë. Me të dëgjuar krismat, romët e tjerë nisën të gjuajnë në drejtim të lokalit, nga dritaret e të cilit kundërpërgjigjeshin edhe mysafirët.

Tre romët e vetëm që gjendeshin në brendësi të lokalit arritën të largoheshin së bashku me Demon e plagosur, nëpërmjet një bunkeri që ndodhej nën lokal. Dy orë shkëmbim zjarri shënoi 24 të vdekur dhe 12 të plagosur. Mes viktimave kishte dhe dy të mitur, 13 dhe 17 vjeç.

Të vrarë mbetën:

Ferdinand Sali Nanaj (Felja), nga Memaliaj

Adriatik Shehu, nga Memaliaj

Abaz Xhelo Bara, nga Qesarati i Tepelenës

Roland Komira, nga Gjirokastra

Dritan Nanaj, nga Gjirokastra

Luan Bedaj, nga Tepelena

Petrit Madallozi (Titi i Rukies), nga Tepelena

Astrit Duraj, nga Tepelena

Medi Aziz Backa (Buç Backa), nga Zhupani i Fieri

Astrit Selaci (Tit Selaci), nga Fieri

Edmond Pano, nga Fieri

Sokol Muka, nga Vlora

Kastriot Muka, nga Vlora

Petrit Muka, nga Vlora

Islam Kazanxhiu, nga Levani

Memet Selimaj, nga Levani

Fredi Selimaj, nga Levani

Ndërsa katër persona nuk janë identifikuar ende.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *