Nga më striktet tek më qesharaket, njihuni me rregullat e Kodit Rrugor në disa vende të botës

Kodi Rrugor është i nevojshëm pasi rregullon lëvizjen e automjeteve duke shmangur aksidentet dhe kaosin. Çdo drejtues mjeti është i detyruar ta respektojë atë, pasi në rast shkeljeje ai përballet me gjoba të rënda ose burgim.

Në vende të ndryshme, rregullat janë të ndryshme nga më striktet deri tek më qesharaket.

Në disa shtete australiane, ligji u kërkon drejtuesve të automjeteve që të kyçin mjetin menjëherë sapo të zbresin ose nëse do largohen më shumë se 3 metra nga automjeti i tyre.

Po në Australi, një ligj i vitit 1946 i ndalonte shoferët që nuk janë anëtarë të ‘Shoqatës së Patates’ të mbanin më shumë se 50 kilogramë. Në fakt, për vendosjen e gjobës, punonjësit e Policisë Rrugore nuk kishin nevojë të kishin peshore me vete. Ata mund të llogarisin peshën me një vështrim të thjeshtë. Ata që kanë shkelur ligjin kanë paguar gjoba të majme, por nuk e dihet nëse ligji është ende në fuqi edhe sot.

Në Bahrein nuk është e nevojshme të keni shkaktuar një aksident fatal për t’u dënuar me burgim, pasi dera e qelisë është e hapur për shumë shkelje. Për shembull, shkelja e semaforit të kuq mund të rezultojë në dënimin me burgim deri në 6 muaj, një gjobë prej 1200 € ose të dyja dënimet së bashku.

Qipro ka ‘kriminalizuar’ konsumin e ujit gjatë drejtimit të makinës. Arsyeja është që shoferi të mos i heqë duart nga timoni për asnjë moment.

Spanja ndalon përdorimin e kufjeve gjatë drejtimit të makinës, ndërsa në Gjeorgji pasagjerët e makinave dhe autobusëve nuk lejohen të pështyjnë.

Në Amerikë në disa shtete askush nuk mund të lëvizë në rrugë me një makinë që është e dëmtuar rëndë ose që lëshon sasi të mëdha ndotje.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *