Nga mensa tek transporti publik falas/ Veliaj prezanton kartën sociale për të moshuarit

Kryebashkiaku Erion Veliaj është takuar me të rinjtë e njësisë 3, në kuadër të tureve.

Veliaj tha se bashkia do të financojë për të moshuarit, duke i pajisur ata me një kartë sociale.

Në këtë kartë sociale, sipas Veliajt do të përfshihen shërbime në transport, mensa, teatër, opera etj.

“Siç kemi kartën e studentit, ka ardhur koha të bëjmë një kartë sociale për të moshuarit. Dora e dukshme e qeverisë dhe e bashkisë në këtë rast, është më efikase kur ndërhyn në pikat më vulnerabël të shoqërisë, siç janë studentët dhe të moshuarit. Jemi në pikën kur po bëjmë disa llogaritje nëse është koha të ofrojmë të njëjtën paketë edhe për të moshuarit: pra, transport publik falas, apo edhe disa shërbime siç janë mensat, teatri, operat, muzetë, që mund të jepen me çmime të reduktuara për këtë grupmoshë, e cila është më vulnerabël, por sa herë ka një krizë të madhe, gjendet edhe më në vështirësi se të tjerët”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *