Nga Ministria e Brendshme te Selia e PS, Berisha si ciceron derë më derë nëpër institucione

Teksa protesta e opozitës është mbyllur, Kreu i PD Sali Berisha së bashku me protestuesit kanë marshuar drejt institucioneve duke u ndalur derë më derë.

Ndalesa e parë e Berishës me protestuesit ishte te Bunkeri nga ku ka mbajtur në dorë flamurin Shqiptar dhe atë të PD-së. Më tej ai ka marshuar drejt Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës duke e mbyllur përfundimisht këtë paradë tek selia e Partisë Sicialiste.

Kujtojmë se Opozita mbajti sot protestën e radhës. Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me në krye kreun e PD-së Sali Berisha. Nga podiumi, Berisha paralajmëroi revolucion dhe kërkoi që ndërkombëtarët të hetojnë të gjitha nismat e qeverisë për të zhdukur Opozitën. Ai i kërkoi Ramës që të dorëhiqej  nga posti. Protesta u mbyll pas gati 2 orësh dhe kryedemokrati bëri një marshim në institucionet kryesore si Ministria e Brendshme, Bashkia Tiranë dhe Selia e PS-së. Në përfundim, Berisha tha se të hënën do të ketë sërish protestë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *