Dashamir Shehi i ftuar në “Top Story” në Top Channel, ka shprehur habinë e tij në lidhje me gjithë këta politikanë shqiptarë që janë kaq të pasur.
Ai i krahason me veten, ku shprehet se ka 34 vite në politikë por nuk u bë kurrë kaq i pasur. Sipas tij ky është parlamenti me më shumë zengjinë seç ka pasur ndonjëherë në Shqipëri”.
Dashamir Shehi: Kur shoh milionerë që dalin nga politika nuk e shoh të drejtë! Unë jam vetë nga ata të vjetrit, ç’është kjo punë, nga dolën?
Grida Duma: Sa vjet bërë në politikë?
Dashamir Shehu: Po 34 sa i bie se nuk e mbaj mend sa mandate kam. Po çfarë rëndësie ka kjo? Brenda ambientit politik ka shumë pasanik, ky është ndoshta parlamenti që ka më shumë zengjinë seç ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Ka ardhur duke u ngushtuar kjo punë. Ata që u bënë me para kanë qejf politikën, shqiptarët i kanë qejf të dyja edhe paratë edhe pushtetin. Po të duan të bëjnë vetting, unë jam dakord.