Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të mërkurë vendimet e reja të qeverisë.
Rama tha se do të ketë rritje page për policinë e shtetit dhe gardën e Republikës, ku theksoi se dhe për punonjësit e zjarrfikëses do të jetë e njëjta gjë.
Sakaq përmendi se do të ketë rritje të pensionit dhe ndihmës ekonomike.
“Vendimet që kemi marrë janë të rëndësishme ndaj inflacionit të luftës dhe angazhimit për të mbështetur shtresat në nevojë dhe në krye të detyrë. Kemi vendosur që policia e shtetit në nivel inspektorë dhe i mesëm të kenë pagë shtesë, rreth 15-17%. Po ashtu dhe për gardën e republikës, burgjet dhe zjarrfikësit, si dhe administratën publike. Të gjitha këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë, paga e ardhshme do të jetë e rritur. Kush ka më pak mbështetet më shumë. Ashtu dhe pensionet do të rriten, si dhe familjet në ndihmë ekonomike prej 10% ku gratë kryefamiljare me dy fëmijë kanë dyfishim të rritjes. Për të gjithë të moshuarit mbi 65-vjeç që marrin ndihmë ekonomike, dyfishohet”, tha ai.