Vjosa që arriti të marrë statusin e Parkut Kombëtar në mars të këtij viti duket se do të kenë një vëmendje më të mëdha financiare për përmirësimin e treguesve mjedisorë sa i takon ndotjes por edhe ndikimit në ekonominë lokale të rajonit përmes turizmit.
Banka Botërore publikoi së fundmi setin e plotë të dokumenteve të projektit “Mjedis i pastër dhe i qëndrueshëm për një det blu”, ose shkurt, CARE4BlueSea që përveç Vjosës përfshin edhe vijën bregdetare të Jugut në investime të rëndësishme.
Porjekti që parashikohet të zgjasë gjashtë vjet dhe ka një paketë prej 80 milionë dollarësh është i ndarë në disa komponentë.
I pari është ai për promovimin dhe qasjen e integruar dhe qarkulluese për mbrojtjen e peizazheve dhe burimeve të ujit.
Ky komponent do të mbështesë aktivitetet që synojnë përmirësimin e mjedisit nëpërmjet asistencës teknike dhe financiare për zbatimin e zgjidhjeve lokale për mbrojtjen e peizazheve të me vlera dhe burimeve ujore brenda kufijve të gjerë të Jugut të Vlorës -Zonës së Mbetjeve në Gjirokastër.
Projekti do të aplikojë një qasje të integruar për investimet në Menaxhimin e mbetjeve të Ngurta duke pasur parasysh parimet e ekonomisë qarkulluese.
Komponenti ka tre nënkomponentë të tjerë përbërës që lidhen me mbështetjen ndaj institucioneve për performancë të qëndrueshme dhe tranzicion drejt ekonomisë qarkulluese, përmirësim të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në Bashkitë e përfshira në projekt, ndryshime në sjellje me synim orientimin drejt metodave më të përmirësuara.
Komponenti i dytë ka të bëjë me uljen e ndotjes në lumin Vjosë.
“Ky komponent do të mbështesë aktivitetet për të zvogëluar ndikimet negative të ndotjes nga burimet e ujërave të zeza komunale të patrajtuara dhe rrjedhjet e ujërave të stuhive si dhe ndotjes nga pika të papërcaktuara që paraqesin kërcënime domethënëse për ekosistemet ujore dhe mjedisin. Ndërhyrjet e propozuara në kuadër të këtij komponenti do të ndihmojnë qeverinë shqiptare në arritjen e objektivit 6.3 i SDG-ve, për të “përmirësuar cilësinë e ujit duke reduktuar ndotjen, duke eliminuar hedhjen dhe minimizuar çlirimin e kimikateve dhe materialeve të rrezikshme, duke përgjysmuar deri në vitin 2030 përqindjen e ujërave të zeza të pa trajtuara dhe rritjes së konsiderueshme të riciklimit dhe ripërdorimit të sigurt globalisht.”
Të gjitha investimet do të marrin në konsideratë rreziqet që lidhen me ndryshimet klimatike për të siguruar qëndrueshmërinë klimatike të infrastrukturës.
Ky komponent do të financojë punimet e ndërtimit, shërbimet e konsulencës, shërbimet jokonsulente, mallrat dhe trajnimet. Ndikimi në komuntetet afër lumit Vjosa llogaritet të jetë gjithashtu shumë i lartë.
Komponenti i tretë është ai që ka të bëjë me menaxhimin, vlerësimin dhe monitorimin e projektit./MONITOR