“Nga përgjimet te skandalet seksuale” Dibra zgjodhi 5 kryebashkiakë në 8 vite

Në kuadrin kohor të 8 viteve, Dibra ka shkuar në zgjedhje pesë herë, çdo dy vite. Deri në vitin 2015, kjo bashki drejtohej nga Ilir Krosi, i cili kishte marrë tre mandate rresht, por në zgjedhjet lokale të atij viti banorët zgjodhën socialistin Shukri Xhelili. Me një diferencë prej 500 votash, Xhelili u vu në krye të Bashkisë Dibër, por u shkarkua një vit më vonë. Gjithçka nisi me skandalin seksual në të cili u përfshi kryebashkiaku i Dibrës, i cili u filmua teksa kërkonte favore seksuale për një vend pune. Ai u dënua me 2,8 vite burg.

Kështu Dibra shkoi në zgjedhje të parakohshme dhe në vitin 2016 socialisti Muharrem Rama fitoi përballë Shrefedin Shehut, kandidatit të Partisë Demokratike me një diferencë prej 4,232 votash.

Rama e mbajti këtë karrige deri në zgjedhjet e radhës së vitit 2019, garë në të cilën, socialistët erdhën me një emër të ri, Dionis Imerajn. Paralelisht me zgjedhjet lokale, në rrjet bëri bujë dhe dosja 184 që nxorri në pah përgjimet që tregonin një sërë funksionarësh shtetërorë që kishin manipuluar votat në zgjedhjet e vitit 2016.

‘Tërmeti’ i përgjimeve bëri që Opozita të braktiste zgjedhjet lokale të vitit 2019 dhe Imeraj u zgjodh pas asnjë rival përballë. Por, zhvillimet sollën të tjera ndryshime. Për të maksimalizuar votat me qëllim fitimin e mandatit të tretë, kryeministri Edi Rama i kërkoi kryetarit të bashkisë së Dibrës, Dionis Imeraj që të hiqte dorë nga posti për të futur në listën e kandidatëve për deputetë. Imeraj pranoi. Ai la bashkinë dhe në vitin 2021 u fut të ndihmonte partinë, por nuk arriti të dilte dot deputet.

Nga rezultatet, në Dibër dominoi PD-ja me tre mandate. PS arriti të nxirrtë vetë m dy deputetë. Lavdrim Krashi dhe Aurora Mara, e cila siguroi edhe një rekord në vete votash personale 9367.

Kështu, më 6 mars, Dibra u bë pjesë e 6 bashkive që shkuan në zgjedhje të pjesshme lokale. Imeraj duhej zëvendësuar. Sërish fitoi Partia Socialiste, por këtë herë me Rahim Spahiun, i cili e mbajti këtë post deri më 14 maj. Dy ditë më parë, banorët e Dibrës votuan sërish.

24.876 dibranë zgjodhën tu drejtohen kutive të votimit dhe zgjidhën mes Spahiut dhe Ismail Ukës, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” i cili mori vetëm. Në garë ishte edhe Naim Gazidede i dalë nga Enkelejd Alibeaj, i cili u rendit i fundit me 5,21% të votave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *