Moderatorja Ori Nebijaj ka vendosur të pranojë mandatin e deputetes për tu bërë një nga 140 ligjvënësit e Kuvendit të Shqipërisë.
Mësohet se Nebijaj ka vendosur të lërë emisionin “Përputhen” që drejton aktualisht në Top Channel.
Ajo tashmë ka firmosur formularin e pranimit të mandatit në KQZ.
Ky vendim erdhi pasi Grida Duma la mandatin e deputetes për tu futur në botën e televizionit. Sakaq, Duma startoi një natë më parë emisionin “Top Story” në Top Channel, një prime time që do të drejtohet prej ish-deputetes së Partisë Demokratike gjatë gjithë sezonit.
Kujtojmë se Nebiaj kandioi në zgjedhjet parlamentare 2021 por, nuk siguroi dot një mandat, pasi kishtë siguruar vetëm 5606 vota preferenciale. Ish-moderatorja ishte e renditur e 18-ta në listën e PD-së por, pas rirenditjes në bazë të votave preferenciale ajo u ngjit një vend më sipër.