Nga prezenca e DEA te hakerat me e-mailin e Gledis Nanos, eksperti: Ja 2 sinjalet që tregonin rrugën e kokainës në Shqipëri

Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), deklaroi se rreth 430 kilogramë kokainë, e cila ka qenë e fshehur në 24 tonë pleh organik artificial, është sekuestruar në fshatin Farkë e Madhe në Fier të Shqipërisë.

Gjatë një konference të mbajtur ditën e sotme në Tiranë, SPAK njoftoi se kjo kokainë ka ardhur në Shqipëri nga Kolumbia, duke kaluar transit nëpër dy porte, të Greqisë dhe Malit të Zi. Vlera e saj, nëse do të dilte në treg, do të ishte rreth 40 milionë euro.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur edhe eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamço, i cili ka zbuluar detaje të reja për kokainë e kapur në Frakull të Fierit.

I ftuar në “Radarin Informativ”, Karmuço, tha se ka pasur dy sinjale për këtë ngarkesë kokaine që do të vinte në Shqipëri. Sipas tij këto dy sinjale kanë qenë “prezenca e madhe e DEA në Shqipëri” si dhe nxjerrja e disa të dhënave në “e mail-et” e ish-drejtorit Gledis Nano ku DEA tregonte rrugët e mundshme të kokainës në Shqipëri.

“Sinjali i parë prezenca e DEA, dhe sinjali i dytë një shkresë e nxjerrë nga hakerat, në muajin prill, ku DEA i drejtohej ish drejtorit të Policisë për rrugët për sjelljen e kokainës. Intinerari se ku do të shkonte kokaina. Kanë qenë dy sinjale të mëdha, është një operacion rajonal dhe jo shqiptar”, tha ai.

Karamuço theksoi se fakti që kemi 22 agjentë të DEA në Shqipëri do të thotë që puna është marrë shumë seriozisht pasi Shqipëria shihet si pikë përpunimi dhe trafiku të drogës së fortë.

“Edhe në Greqi është shtrirë operacioni i DEA. Si rasti kur u vendos çipi në portin e Greqisë dhe u bë një ngarkesë e gjurmueshëm. Pra e ka marrë përsipër DEA e ka survejuar që nga Kolumbia, në Greqi, kanë pritur të vijë ngarkesa në Durrës, se ka pasur efektivë të Byros në Durrës. Ajo u kalua në portin e Malit të Zi dhe më pas është shoqëruar për në Shqipëri. Këtu janë kapur rojet për shkak se duhej të shkonte ngarkesa në destinacion”, tha Karamuço.

Megjithatë eksperti theksoi se akoma nuk ka emra se kush janë pritësit por, edhe garantët e kësaj ngarkese. Ai shtoi se garant për këtë drogë kanë qenë grupe shumë të fuqishme të krimit të organizuar.

“Një garanci nga grupe shumë të organizuara. Se janë rreth 40 milion dollar. Dhe do kaloje në port, do kalojë doganën. Ajo lëndë nuk kalon në skaner, por do të kaloj në postblloqe pa u prekur. Pra duhet garancia”, deklaroi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *