Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një konferencë të përbashkët me homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti. Rama pohoi se në pikat kufitare mes dy vendeve do të aplikohet një regjim i ri, monitorim përmes kamerave dhe pa kontrolle fizike. Ndër të tjera kryeministri Rama zbuloi edhe objektivat e përbashkët të qeverisë.
“Kemi firmosur një sërë marrëveshjesh konkrete, kemi studiuar fizibilitetit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Dua të nënvizoj marrëveshjen që çon në një nivel të ri bashkëpunimin doganor, një kërkesë legjitime e kahershme e kohës, e eksportuesve dhe importuesve në të dy anët e kufirit, të cilët do të jenë përfituesit e drejtpërdrejtë. Kemi vendosur që të merren masa dhe mos të ketë radhë në kufi për qytetarët e Kosovës të cilët vërshojnë në ditë festash apo në sezon veror në Shqipëri.
Po punohet për një sistem alternativ monitorimi të pikave kufitare me kamera, pa kontrolle fizike, duke e bërë kufirin krejtësisht fluid. Dua të nënvizoj edhe atë që është një objektiv i përbashkët i dy qeverive, por edhe personalisht i Albinit dhe i imi, për të shtrirë sa më shumë rrjetin e shërbimeve konsullore të përbashkëta, duke u bazuar te disa modele pozitive, si Milano, Munich.
Problematika e zbritjes nga niveli më i larte te administrata, mund të kthehet në problematikë bllokuese. Krijimi i sekretariatit për koordinimin e të dy qeverive, në funksion të të dy marrëveshjeve, si mekanizëm i ri funksional, që raporton dhe orientohet nga zyrat e kryeministrave. Bashkimi dhe intensifikimi i sa më shumë të të gjithë hapësirës dhe ndërveprimi i të dy shteteve, për të punuar që të kthejmë kufirin në normalitet, dhe jo si një mur për ndërveprimet të të dy bashkësive që kemi nderin e madh në këtë fazë të udhëheqim.”, tha Rama.
/Priza.al/