Duke nisur nga dita e hënëe në të vend, do të rikthehet moti i nxehtë me temperatura të larta.
Edhe në fundjavë patëm një ulje drastike të temperaturave, ditën e nesërme pritet të kemi një mot të qëndrueshëm.
Sakaq, prej ditës së martë e në vazhdim pritet që të kemi një rritje të mëtejshme të temperaturave të, duke arritur kështu deri në 36 gradë celcius.
Parashikimi sipas SHMU:
Duke lënë mënjanë ditën e sotme me reshje shiu e ulje temperaturash; për javë që presim përpara rikthehet moti i qëndrueshëm si dhe rritje temperaturash.
Në këtë mënyrë dita e nesërme (e Hënë) parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu afatshkurtra në formë shtrëngatash. Në relievet malore në formë stuhish e rebeshesh të izoluara.
Për ditën e Martë pritet një përmirësim i mëtejshëm. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Por, në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu afatshkurtra në formë rrebeshesh dhe stuhi shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Duke filluar nga dita e Mërkurë deri ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në lindje të territorit. Gjithashtu parashikohet mot i nxehtë dhe temperatura të larta për shkak të masave ajrore jugore.