Nga Rinasi në Kukës/ Edi Rama arin ta ulë avionin e parë në pistën e aeroportit ‘Zayed, Flatrat e Veriut’  

Ashtu siç ishte zotuar dhe madje kishte vënë edhe bast, me gjithë se pista dhe aeroporti nuk janë certifikuar, kryeministri Edi Rama ka arritur të ulet në aeroportin më të ri të Shqipërisë, ‘Zayed, Flatrat e Veriut’ në Kukës, me avionin e parë.

Nga Londra kanë ardhur një grup emigrantësh që më pas u ulën në Rinas, ku iu bashkua dhe kryeministri Edi Rama për të udhëtuar drejt Kukësit.

Tashmë Rama bashkë me grupin e emigrantëve nga Londra kanë mbërritur në Kukës.

Avioni i “Air Albania”, u nis nga Londra, ndaloi në Rinas, aty ku hipi kryeministri Rama e më pas vazhdoi fluturimin drejt Kukësit.

Një ditë më parë Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se, ky aeroport do të sjellë një nxitje të ekonomisë dhe punësimit për të gjithë rajonin e veriut.

Kryeministri Edi Rama, tha më herët se, ky fluturim do të jetë simbolik dhe më pas Aeroporti do të nis me fazën e certifikimit ndërkombëtar, që do të duhen edhe disa muaj që ajo të nis punën.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e veriut” ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e saj të vrojtimit, ndërsa në pjesën e vendqëndrimit të avionëve, është projektuar për të mbajtur 3 avionë njëkohësisht, ndërkohë që brenda një ore mund të nisen 4 avionë nga aeroporti i Kukësit.

“Nga Aeroporti “Nënë Tereza” drejt Kukësit në Aeroportin Ndërkombëtar të “Zayed Flatrat e Veriut”, me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra”,- shkruan Rama në Facebook.

Pasi hipën në aeroport, kryeministri nuk i kursen batutat me pasagjerët e mbërritur nga Londra.

Rama: Për Kukës? Si shpjegohet? U bë aeroporti…

Qytetari: U bë, u bë

Rama: Do të votosh PD-në tani ti, se s’ke ku shkon

Qytetari: Gjënë e bukur e bëre. Fjalën e ke mbajtur

Rama: Fjalë n nuk ta dhashë ty, se ti nuk ke besuar…

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *