Ky fillim shtatori “zgjoi” përfundimisht tifozët, një pjesë e tyre ëndërruan për gjëra të mëdha gjatë merkatos së verës, por në fund, jo çdo gjë shkoi sipas parashikimeve, jo çdo dëshirë u plotësua. Një vit pasi u largua nga Serie A, emri i C.Ronaldo-s qarkulloi shpesh në mediat italian, u përfol për një transferim te Milan, por mbi të gjitha, pista më e mundshme ishte ajo e kalimit te Napoli.
Tifozët napolitane ëndërruan realisht të shihnin yllin portugez në “Maradona”, por në fund United zgjodhi Antony përpara Osimhen, një lëvizje kjo që zbehu përfundimisht ëndrrën e tifozëve të Napolit për të parë Ronaldo-n në stadiumin e tyre.
Dybala tek Inter ishte një tjetër ëndërr e kësaj merkatoje vere. Në fakt dukej një marrëveshje e mbyllur, por Inter vendosi të rikthej Lukakun duke bërë që argjentinasi më pas të kalonte te Roma.
Zaniolo-Juventus ishte një tjetër negociatë që zgjati gjatë gjithë verës, tifozët e “Zonjës së Vjetër” e dëshironin, lojtari gjithashtu, por në fund sulmuesi “azzurr” ngeci në kryeqytet. Juve gjithashtu kishe si objektiv primar edhe Koulibaly, por qendërmbrojtësi zgjodhi Chelsea.
Renato Sanches ishte një tjetër telenovelë e gjatë këtë verë me portugezin që në fund zgjodhi PSG.
Mauro Icardi po kalon momentin më të vështirë në karrierë, te PSG është i padëshiruar, në një moment tifozët e Monza-s realisht besuan se mund të kishin në dispozicion ish kapitenin e Inter, por në fund mbeti thjesht një ëndërr.