Nga se përbëhet vazelina? Zbuloni përfitimet dhe përdorimet

Vazelina është një përzierje e vajrave minerale të naftës dhe dyllit, të cilat formojnë një substancë gjysmë të ngurtë.

Ky produkt nuk ka ndryshuar shumë që kur u zbulua në 1859 nga punëtorët e naftës të cilët e përdornin për të shëruar plagët dhe djegiet e tyre.

Vazelina ndihmon në izolimin e lëkurës me një pengesë mbrojtëse ndaj ujit. Kjo bën që lëkura të mbajë lagështinë dhe të shërohet më shpejt në rast dëmtimesh.

Më poshtë mund të mësoni se për çfarë mund ta përdorni vazelinën.

Përfitimet dhe përdorimet e vazelinës

Shëron gërvishtjet dhe djegiet e vogla të lëkurës

Vazelina ndihmon me hidratimin e një plage në proces shërimi, si pas një operacioni por edhe për plagë ose djegie të vogla. Sigurohuni që sipërfaqja në të cilën e aplikoni të jetë pastruar dhe dezinfektuar siç duhet. Përndryshe, bakteret dhe patogjenët e tjerë mund të bllokohen brenda dhe të vonojnë procesin e shërimit.

Hidraton lëkurën tuaj

Vazelina parandalon tharjen e lëkurës dhe ju mund ta përdori atë për fytyrën, duart, trupin, buzët apo thembrat e plasaritura.

Parandaloni skuqjen nga pelenat

Vazelina mund të ndihmojnë duke reduktuar rrezikun e skuqjes së lëkurës nga pelenat tek foshnjat. Pastroni dhe thani mirë me peshqir lëkurën e të voglit tuaj përpara se ta aplikoni. Vazelina do të formojë një barrierë mbrojtëse që do të ndihmojë nga ekspozimi i vazhdueshëm ndaj lagështirës.

Pastroni grimin

Vaji është një mënyrë efektive për të hequr grimin dhe vazelina është e sigurt për t’u përdorur.

Mbroni flokët

Ekspozimi në diell, erë, si dhe uji i pishinës mund t’ju thajë flokët. Vazelina mund të zvogëlojë pamjen e majave të ndara dhe t’i japë shkëlqim flokëve tuaj. Fërkoni një sasi të vogël në duar dhe lyeni me të majat e flokëve.

Parandaloni njollat ​​në lëkurë nga boja e flokëve ose manikyri

Aplikoni vazelinë përgjatë vijës së flokëve për të parandaluar që boja e flokëve të njollosë lëkurën tuaj. Kjo funksionon edhe nëse ju pëlqen të lyeni thonjtë në shtëpi.

Zgjasni aromën e parfumit

Përdorimi i vazelinës si bazë për parfumin tuaj mund të bëjë që ai të zgjasë më gjatë.

Mund ta aplikoni në putrat e kafshëve shtëpiake

Lëkura e putrave të qenit tuaj mund të plasaritet dhe të shkaktojë shqetësim të madh. Pastroni putrat e tyre me garzë pambuku, thajini dhe aplikoni pak vazelinë. Kjo duhet të bëhet pas një shëtitjeje ose kur kafsha juaj është duke pushuar. Përdorni vetëm një sasi të vogël pasi konsumimi i tepërt mund të shkaktojë shqetësim në stomak në rast se qeni apo macja e lëpin.

Efektet e mundshme anësore

Disa njerëz që janë më të ndjeshëm dhe mund të zhvillojnë alergji nëse përdorin rregullisht produkte me përmbajtje nafte.

Mos lejimi i tharjes së lëkurës ose mos pastrimi i duhur i saj përpara aplikimit të vazelinës mund të shkaktojë infeksione kërpudhore ose bakteriale. Një paketim i kontaminuar gjithashtu mund të përhapë bakteret.

Thithja e vajrave minerale kur aplikohet në zonën ehundës mund të shkaktojë pneumoni aspirative sidomos tek fëmijët.

Sigurohuni që ta pastroni siç duhet lëkurën përpara se ta aplikoni për të zvogëluar rrezikun e bllokimit të poreve. /AgroWeb

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *