Nga sherri në avion te divorci, Angelina Jolie hedh akuza të rënda ndaj Brad Pitt

“Lufta” e Angelina Jolie dhe Brad Pitt për kompaninë e verës e cila ishte në pronësi të përbashkët dikur, ka zbuluar një tjetër sherr të ish-çiftit që në vitin 2016.

Së fundmi, aktorja ka paraqitur në gjykatë një akuzë të rëndë ndaj ish-bashkëshortit të saj. Ajo e akuzon Pitt se ka dhunuar fëmijët e saj gjatë një udhëtimi në avion. 6 vite më parë teksa dyshja po fluturonin nga Franca për në shtëpinë e tyre në Los Angeles, kanë debatuar rëndë, ngjarje që ka përfunduar në ofendime, sharje dhe dhunë fizike.

Jolie pretendon se gjatë bisedës së tyre, Brad ka tentuar ta dhunojë dhe në këtë moment për ta ndaluar kanë ndërhyrë fëmijët e tyre. Në këtë ndërhyrje, aktori ka plagosur njërin nga fëmijët, teksa fëmijën tjetër e ka goditur në fytyrë.

Dokumentet pretendojnë se gjatë ‘orëve të tensionuara’ në fluturim, Pitt “periodikisht dilte nga pjesa e pasme e avionit për të bërtitur dhe sharë ndaj tyre” dhe “në një moment, ai derdhi birrë mbi Jolie, dhe u kishte hedhur verë të kuqe fëmijëve”. Ky incident e detyroi aktoren e “Maleficent” të paraqiste kërkesën për divorc ndaj Brad Pitt.

Kujtojmë që në padinë e tij të qershorit, Pitt akuzoi Jolie se kishte dëmtuar reputacionin e “Chateau Miraval” duke shitur gjysmën e saj një të huaji. Pitt tha se ata kishin rënë dakord të mos i shesin kurrë interesat e tyre përkatëse në biznesin e familjes pa pëlqimin e tjetrit.

Ankesa e fundit e Angelina Jolie thotë se: “Pretendimi i Pitt është i rremë dhe asnjë marrëveshje e tillë nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Dokumenti gjithashtu pretendonte se Jolie u ofrua t’i shiste pjesën e saj Pitt, por ai dyshohet se kërkoi që ajo të nënshkruante një marrëveshje që të mos fliste për abuzimin fizik dhe emocional të Pitt ndaj saj dhe fëmijëve të tyre. Jolie refuzoi të pajtohej me një dispozitë të tillë dhe Pitt u largua nga marrëveshja”, thonë avokatët në dokumente.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *