Nga Shqipëria drejt Serbisë/ Si policia ra në ‘gjurmët’ e 520 kg kanabis

520 kilogramë kanabis janë sekuestruar pasditen e sotme në Nish të Serbisë. Droga e gjetur në një kamion mallrash ishte ndarë në 134 qese. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanabisi ishte nisur nga Shqipëria drejt Kosovës dhe më pas në Serbi. Në pranga është vënë dhe shoferi i kamionit, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Ministri i Brendshëm Aleksandër Vulin është shprehur se nuk do të lejojë që Serbia të kthehet në një vend të sigurtë për shitjen e lëndëve narkotike.

“Vazhdon lufta e ashpër e Ministrisë së Punëve të Brendshme me shpërndarësit e drogës, pavarësisht nëse Serbia është vend tranzit apo destinacion final për shitjen e drogës, me të njëjtën vendosmëri dhe luftë do të arrestojmë këdo që importon dhe shet drogë në vendin tonë. Serbia nuk do të jetë vend i sigurt për shitjen e lëndëve narkotike apo vend i sigurt për shpërndarjen e tyre të mëtejshme. Serbia nuk do të jetë kurrë një vend i sigurt për narkotrafikuesit dhe trafikun e drogës,”- tha Vulin.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *