Më 19 dhjetor do të dalin në ankand dy BMW, letra nga Fidel Castro dhe shtëpia që Diego Maradona u dha prindërve të tij.
Gjyqtarja Susana Tedesco i ka dhënë dritën jeshile kërkesës së trashëgimtarëve. Shtëpia e dhuruar prindërve është nxjerrë në ankand 900 mijë dollarë (780 mijë euro), apartamenti 65 mijë dollarë (57 mijë euro). Një nga dy BMW-të mban nënshkrimin e Diego-s të gdhendur në xhamin e përparmë, me një çmim fillestar prej 165,000 dollarë. Gjithashtu në listë janë piktura, pulovra, këpucë, një kitarë, kravata dhe kapele. Ofertat mund të dorëzohen deri më 15 nëntor.
/Priza.al/