Nga simptomat tek trajtimi i hepatiti tek fëmijët, ja kur nevojitet transplanti

Hepatiti është një term që flet për çdo lloj inflamacioni të mëlçisë; shpesh lidhet vetëm me ato me natyrë virale, nga të cilat të njohura janë A, B, C, por dhe D dhe E, dhe viruse të tjera potencialisht të afta për të shkaktuar inflamacion të mëlçisë, si ai i mononukleozës etj.

Sipas shkallës së sëmundshmërisë hepatiti ndahet në:

  • Akut, pra i karakterizuar nga një fillim i papritur dhe në shumicën e rasteve zgjidhet vetë
  • Kronike, kur shndërrohet në një gjendje afatgjatë dhe mund të shfaqë simptoma më delikate, dhe një dëmtim të mëlçisë në mënyrë progresive.

Simptomat:

Pavarësisht nga shkaku, simptomat më të rëndësishme të hepatitit tek fëmijët janë kryesisht të mbivendosura dhe përfshijnë ndër të tjera:

  1. Ndjesinë e sëmundjes, e ngjashme me gripin dhe ndonjëherë me pak temperaturë;
  2. Dhimbje barku, veçanërisht në pjesën e sipërme në të djathtë;
  3. Lodhje;
  4. Verdhëz (zverdhja e lëkurës dhe të bardhës së syrit);
  5. Urinë me ngjyrë të errët;
  6. Jashtëqitje e zbehtë, ngjyrë e hapur;
  7. Të përzierja me ose pa ndjesinë e të vjellit;
  8. Fryrje të barkut për shkak të mbajtjes së lëngjeve;
  9. Humbje të oreksit dhe humbje peshe.

Nëse këto janë simptoma të zakonshme, vlen të theksohet se çdo pacient i vogël mund të ketë pamje të ndryshme klinike dhe disa mund të mos kenë asnjë simptomë, por ta kalojnë në mënyrë asimptomatike.

Diagnoza:

Nëse disa simptoma na tregojnë se dyshohet për prekje të mëlçisë nevojiten ekzaminimet dhe analizat laboratorike për të konfirmuar praninë e hepatitit, por mbi të gjitha për të identifikuar shkakun:

Analizat e gjakut që duhen bërë:

  • Hemokroma
  • Analiza e Koagulimit të Gjakut
  • Enzima e mëlçisë dhe transaminazat
  • Bilirubina
  • doza specifike për të parë praninë e mundshme të infeksioneve virale
  • Ekzaminimet radiologjike
  • Eko e mëlçisë
  • Skaner
  • Rezonancë magnetike

Biopsia e mëlçisë, një ekzaminim invaziv që kërkon heqjen një kampioni të vogël të organit, por që konfirmon inflamacionin e dyshuar kur nuk janë përfundimtare analizat e tjera dhe mbi të gjitha përcakton shkallën e saktë të dëmtimit tashmë të pranishëm.

Trajtimi:

Me disa përjashtime nuk ka një kurë specifike për forma të ndryshme të hepatitit ndaj dhe trajtimi në përgjithësi konsiston në regjimin ushqimor dhe stilin e jetës së pacientit, hidratimin e bollshëm, pushimi etj., nëse është e nevojshme dhe mbi të gjitha duke bërë gjithçka është e mundur për të parandaluar përparimin e mëtejshëm të dëmit.

Përveç llojit të hepatitit, mes faktorëve që merren parasysh për përcaktimin e trajtimit përfshijnë:

  • mosha, shëndeti i përgjithshëm dhe historia klinike e pacientit.
  • shkalla dhe përparimi i sëmundjes.
  • toleranca ndaj barnave, procedurave apo trajtimeve të tjera specifike.
  • prognoza.

Në varësi të rastit, trajtimi mund të përfshijë:

  1. Ilaçet antivirale nëse bëhet fjalë për një virus, dhe pse në këtë rast për fat të keq ilaçet në dispozicion janë të kufizuara;
  2. Ilaçet imunosupresive nëse ka një sëmundje autoimune;
  3. Ilaçet simptomatike, për shembull për të ndihmuar në kontrollin e kruajtjes kur kjo është e pranishme apo dhimbjes;
  4. Mbështetje ushqyese intravenoze;
  5. Transplanti i mëlçisë në rastin e pamjaftueshmërisë hepatike në fazën përfundimtare.

Burimi:Health

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *