Nga situata në front, te rritja e mbështetjes për Ukrainën, Zelensky zbardh bisedën telefonike me Ramën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe Kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar një bisedë telefonike me njëri-tjetrin.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social, Twitter, Zelensky ka zbardhur bisedën me kreun e qeverisë Shqiptare. Presidenti ukrainas është shprehur se kanë diskutuar për luftën, si edhe 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

“Kam pasur një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ai uroi 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona, vuri në dukje hapjen e ambasadës në Kiev. Diskutuam situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë në Ukrainë dhe mbështetjen e Formulës sonë të Paqes”, shkruan Zelensky.

Më herët ishte kryeministri Edi Rama, ai i cili njoftoi se kishte pasur një bisedë me presidentin ukrainas.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *