Vendimi për të hequr të gjitha masat anti-covid në vend i marrë nga Komiteti i Ekspertëve disa më parë ka hyrë në fuqi ditën e sotme.
Në Morinë ka fluks të lartë të qytetareve e mjeteve, ndërsa policia kufitare po zbaton procedurën e përshpejtuar për të shmangur radhët.
Shtatë sportele janë ne funksion te plotë, e për ditët e festave janë dhënë udhëzime të veçanta lehtësimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Ndërkohë Kosova ende vazhdon me procedurën e masave kufizuese duke kërkuar certifikatë vaksinimi apo teste për Covid-19. /Priza.al