Nga sot me datë 1 korriku hyn në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pagave për 135 mijë punonjës të administratës publike.
Pagat do të rriten për të gjitha profesionet duke bërë që paga mesatare në administratë të kalojë mbi 100 mijë lekë në bruto.
Ata që do të përfitojnë nga rritja e pagave përfshihen punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar, punonjësit e sistemit shëndetësor, punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit (Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi) si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.