Artan Hoxha, gazetar i kronikës, ironizon deklaratën e djeshme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pas hyrjes në selinë blu u shpreh se Lulzim Bashën nuk do ta quante më “Lul Brava” sepse është deputet i PD. Sipas tij, tani që Basha i dorëzoi selinë dhe vulën e partisë, Berisha ndërroi pllakën.
Nga Artan Hoxha
Është i madh për zotin…
Ka 7 muaj rresht, e telendisi me libër shëtpie Lulin e gjorë, të cilin po vetë e solli nga hiçi në krye të partisë.
E bëri deputet. Pastaj e bëri ministër transporti, ministër të brendshëm, ministër të jashtëm. E bëri kryebashkiak të Tiranës. Pastaj e bëri kryetar partie. Tentoi ta bënte kryeministër, por nuk ja doli.
Në fund, ai që e ngriti Lulin në zenit, i vuri thonjtë ne fyt dhe shqelmin bythëve.
I tha e çfarë nuk i tha. I ndërseu në kurriz gjithe miletin, të madh e të vogël, që nga 9 shtatori i kaluar kur i doli kundër (i doli kundër?! Thjesht nuk guxoi t’i dilte në mbrojtje Non Grata-s Amerikane).
Dhe sapo i dorëzoi selinë e SHQUP-it, vulën e partisë, çelsat e zyrës dhe bravat e dyereve të blinduara, menjëherë ndërroi pllakën.
“Nuk do t’i them më Lul Brava, por Lul Basha”…
Jo more!!!
Kur të dalin kundër, janë “peng i Ramës”, “zagarë të Soros”, te implikuar ne afera financimesh ruse, janë perfshire ne milionat e narkotrafikut te Toyota Yaris, kane vjedhur tender bashke me qeverinë, janë shitur dhe janë blerë për të mbajtur Ramën në pushtet…
Pastaj një ditë të bukur, kur të dorezojnë gjithçka, qoftë ajo dhe prona jote “tokë e xanun”, menjëherë u heq mëkatet si me magji.
Si me qenë iluzionisti David Copperfield…
Nuk e ka për here të parë.
Kur doli në opozite, me 1997-2005, akuzonte Taçin se bënte kontrabandë nafte me lejen e pushtetit dhe ndante milionat me qeverinë e majtë.
Sapo erdhi në pushtet dhe i shijuan milionat e eurove te kontrabandës së Taçit, ndërroi pllakën.
“Jo nuk kam thënë Taçi, kam thënë Caci”…
Që nga sot, Lul Brava nuk është me Lul Brava, sepse ti dorëzoi bravat ty…
Nga sot, Lul Pengu nuk është më peng i Ramës, sepse është pengu yt…
Po ka demokrat qe nuk do t’i thërrasë me Lul Bashës, Lul Brava?!
Dhe ti më mirë se kushdo tjetër e di, se Lul Bashës, demokratët deri sa te vdesë, prapë Lul Brava do t’i thonë.
Nga sot, “Lul Brava” është thjesht “Lul”.