Nga sot qytetarët ‘mbyllen’ 1 orë më herët në shtëpi, ja kategoritë që e kanë vaksinën me detyrim

Ardhja e vjeshtës i ka gjetur qytetarët me masa të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Si pasojë e rasteve të shtuara ne vendin tonë nga varianti Delta, Komiteti Teknik ka vendosur që nga dita e sotme të kufizojë lëvizjen e qytetarëve nga ora 23:00 deri në orën 06:00. Në mbledhje gjithashtu u vendos që personat që do të hyjnë në Shqipëri nga të gjitha pikat kufitare, duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit, testin PCR negative brenda 72 orëve ose të provojnë që e kanë kaluar sëmundjen 6 muajt e fundit. Tanimë vaksinimi i detyrueshëm është bërë për 3 kategori, personelin shëndetësor, mësuesit dhe studentët.

Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarket, dyqane, transport publik dhe në të gjitha ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

Në të gjitha rastet kur nuk respektohen masat e rekomanduara do të zbatohen penalitetet, siç është ai individual kur qytetari nuk ka përdorur maskën në ambientet e rekomanduara në masën e gjobës 3 mijë lekë nëse është për herë të parë dhe në rast përsëritje në masën 5 mijë lekë. Në rast kur bizneset nuk zbatojnë protokollet e rekomanduara nga Instituti i Shëndetit Publik, masa e penalitetit shkon nga 100,000-700,000 lekë, në varësi të masës e cila nuk është zbatuar.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *