Nga sot, ‘Sarajet’ janë pronë e Bashkisë! Veliaj publikon VKM-në: Godina do evokojë traditën

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shpërndarë vendimin e qeverisë shqiptare duke theksuar se nga sot ndërtesa e Sarajeve të Toptanëve është pronë e Bashkisë së Tiranës.

Ai shprehet se kjo godinë do të shërbejë si muze që do të evokojë traditën si dhe historinë diplomatike.

“Me vendim të qeverisë shqiptare, nga sot, ndërtesa e Sarajeve është pronë e Bashkisë së Tiranës si muze i qytetit që do evokojë traditën, si dhe historinë diplomatike”, shkruan Veliaj.

Mbrëmjen e djeshme policia bashkiake rrethoi godinën e sarajeve. Pronarët nga ana e tyre kërkojnë që të negociohet çmimi për shpronësim në bazë të vlerës reale që Sarajet kanë, ose edhe të lëshohen me qira.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *