Një deklaratë e bërë nga këngëtari Mandela Mustafa, i njohur dhe me emrin e artit si Mandi i Nishtullës ka bërë që avokatja Eni Çobani ta mendojë për pak çaste ndërrimin e profesionit.
I ndodhur në “Shihemi në gjyq”, në “E diela Shqiptare”, Mandi i Nishtullës akuzoi Silva Gunbardhin se, kishte marrë mijëra dollarë në bashkëpunim me të, e se atij i kishte mohuar të drejtat e autorësisë.
Në momentin që Gunbardhi tha se kishte ajo që kishte paguar të gjithë shpenzimet e këngës e të klipit erdhi edhe kundërpërgjigjia e kolegut.
Mustafa shtoi se pavarësisht kësaj, ajo kishte marrë shumë fitime, madje në një çast tha se vetëm në Amerikë kishte marrë 50 mijë dollarë.
Këtu erdhi edhe reagimi i Çobanit….
Mandela Mustafa: Edhe çfarë, ti ke marrë 50 mijë dollarë në një koncert në Amerikë moj.
Eni Çobani: Vërtet ka të ardhura të tilla muzika, do ndërroj profesion…
Silva Gunbardhi: E mora si sfidë në vetvete që të gjithë ata njerëz që e kishin keqpërdorur emrin e Mandi Nishtullës do bëheshin pishman për atë që kishin bërë.
Mandi Nishtulla: Dhe erdhe e më more firmën pastaj që mos ta merrte njeri këngën.
Silva Gunbardhi: Mandi, të të bëj një pyetje? Kur ti ke firmosur te Alfred Sula, ka qenë Silva Gunbardhi?
Mandi Nishtulla: I paska dhënë Alfred Sulës të drejtat e shfrytëzimit. Këto janë shpifje.
Silva Gunbardhi: Mandi, kur ti ke firmosur te Alfredi, unë kam qenë mor vëlla? O Mandi, kam qenë unë kur ke firmosur me Alfred Sulën?
Mandi Nishtulla: I ke kontratat fallco moj Silva.
Silva Gunbardhi: O Mandi, atë e përcakton gjykata, nuk e përcakton ti me katër klasë shkollë. Edhe unë nuk e them ‘fallco’ o Mandi që kam mbaruar me 9.5 për Drejtësi dhe nuk e them. Të lutem, boll akuzove dhe dëgjo se ke nevojë të dish se nuk di o Mandi. Nuk po flas për kontrata, po flas për anën njerëzore. Ana njerëzore është mbi çdo kontratë, Mandi Nishtulla.