Java e ardhëshme parashikohet “tipike” pranverore me mot kryesisht me diell, por hera herës edhe me praninë e vranësirave kryesisht nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Sakaq, dita e hënë parashikohet me kthjellime si dhe vranësirat kalimtare hera-herës të dendura nga orët e mesditës në ato të pasdites. Reshje shiu të dobta dhe lokale kryesisht përgjatë relieveve të larta malore.
Ndërsa, dita e martë pritet një perkeqësim i lehtë i kushteve atmosferike. Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri të dendura. Si dhe do të ketë reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive përgjatë vargmaleve ndërsa zonat përreth tyre reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra.