Shqipëria siguroi pikën e parë në Euro 2024, duke barazuar 2-2 me Kroacinë në duelin e vlefshëm të Grupit B.
Qazim Laçi dhe Klaus Gjasula i shënuan golat për kuqezinjtë, ndërsa Andrej Kramaric dhe një autogol i tanëve ishin golat e kroatëve.
Një ndeshje plot emocione ku kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe morën një pikë në një ndeshje që kishte të gjitha.
Barazimi i marr nga Shqipëria në fund nuk ka kaluar pa vëmendje në mediat kryesore botërore.
“Festa e Shqipërisë në kohën shtesë”. 2-2 vjen në minutën e 95-të. Kroacia me shpatulla pas murit, duhet vetë fitore ndaj Italisë”, ka shkruar media italiane “Gazetta dello Sport”.