Nga Tirana shkoi të mbillte drogë në Librazhd, shpallet në kërkim 56-vjeçari

Policia e Librazhdit ka shpallur në kërkim një person, i cili akuzohet se ka kultivuar drogë në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kostenjë. Policia ka mësuar se ajo ishte në pronësi të 56-vjeçarit B. M., nga Babrruja e Tiranës. Aktualisht po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Shpallet në kërkim një shtetas.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore kanë konstatuar bimë narkotike kanabis të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kostenjë, Librazhd.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd shpallën në kërkim policor shtetasin B.M., 56 vjeç, banues në Paskuqan Babrru, Tiranë.

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij”, thotë Policia.

Sakaq, Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.P., 31 vjeç, banues në fshatin Dragot,Belsh , pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

J.D., 47 vjeç, banues në fshatin Cacabezë, Peqin, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *