Nga “Tirona jonë”, në një tallava elektorale: Si e ka pranuar Rama këngën e kësaj fushate?

Pas disa vitesh, që nga 2009-ta, PS rikthehet me një këngë në fushatë. Por ajo çfarë u dëgjua në hapje të fushatës mbrëmjen e së martës në Farkë të Tiranës, aty ku u zhvendos festa e pushtetmbajtësve prej 10 vitesh, duket se ishte një zhgënjim, sidomos për pjesën sqimtare të shoqërisë, të votuesve, meqë është në thelb një këngë elektorale.

Si linja muzikore e si teksti, ishin një tallava e rëndomtë, deri në atë nivel sa ngre një pikëpyetje të madhe se si e ka pranuar kryesqimtari Rama, një njeri që nuk bën kompromis në çështjet e estetikës.

“Ça po meno,

hajde festo

 

është kënga ime,

është kënga jonë,

ku është shoqnia,

ku është dashnia,

Është Shqipëria!

 

Ne ecim para,

vetëm përpara

ne ecim para,

nuk e kthejmë jo kokën mbrapa“, thuhet në tekst.

Se kush është autori dhe këngëtarët, nuk dihen.

Krahasimisht me të parën këngë elektorale, atë “Tirona jonë” nga West Side Family në fushatën e lokaleve të vitit 2003, kjo e 2023-shit ishte një pocaqi e vërtetë.

Gjithsesi, do e tregojë koha nëse do ketë sukses apo jo. Sukses do të thotë kur ngjit e mbetet te publiku si motiv i pashqitshëm. Gjasat janë që jo, të paktën për veshin e kultivuar, për ndenjat e holla, ndaj të cilave ishte një atentat./Tema

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *