Tre persona janë arrestuar dhe procedohen penalisht katër të tjerë në Korçë.
Bëhet me dije të 7-të këta persona akuzohen për vepra të ndryshme “Goditjet për shkak të detyrë”, “Vjedhja”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë
Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim, “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasve Xh. J., 41 vjeç dhe R. J., 52 vjeç, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. J., 25 vjeç, të tre banues në fshatin Voskop, Korçë.
Shtetasit e mësipërm janë kapur nga shërbimet e policisë, në rrugën Voskop-Voskopojë, duke transportuar me dy mjete tip “Range Rover”, njëri prej të cilëve ishte pa targa dhe pa dokumentacion, një sasi dru zjarri pa lejen përkatëse. Dy shtetasit e arrestuar Xh. J. dhe R. J., gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit kanë goditur për shkak të detyrës, punonjësit e policisë.Po nga këto struktura u referuan materialet pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Vjedhja” dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi në lagjen nr. 4, Korçë, tek ish-godina e sanatoriumit, në qendrën e kujdesit mendor, është vjedhur rreth 15 m kabllo, i cili shërbente për ndriçimin e ambienteve të brendshme të kësaj godine.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit A. T., 30 vjeç, banues në fshatin Selcë e Sipërme, Pogradec, pasi në fshatin Kalivaç, Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan procedimin penal për veprën “Dhuna në familje”, për shtetasit:
– J. J., 67 vjeç, banues në fshatin Jollë, Pogradec, pasi në banesë ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases E. J., 64 vjeçe.
– Sh. L., 63 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi në fshatin Buqezë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj nipit të tij shtetasit A. Sh., 47 vjeç, banues në fshatin Buqezë, Pogradec.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq filluan procedimin penal për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve”, për shtetasin M. B., 28 vjeç, banues në Maliq, pasi në bllokun nr. 3, të këtij qyteti, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin kamion tip “Volksëagen”, një sasi dru zjarri të llojit ah, pa lejen përkatëse.
Po nga këto struktura u referuan materialet pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Vjedhja” dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi në fshatin Rëmbec, Maliq, është konstatuar vjedhja e rreth 70 m tel bakri, i cili shërbente për ndriçimin e rrugës së këtij fshati.
Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.