Nga vjedhjet tek shkeljet e arrestit shtëpiak, arrestohen 11 persona në Tiranë

Policia e Shtetit njofton se ka vënë në pranga 11 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Kështu, sipas bluve të kryeqytetit, në pranga ka rënë një 44-vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur disa bizhuteri në një argjendari.

Në pranga ka rënë edhe një 34-vjeçar, i cili është konstatuar jashtë banesës së tij, ndërsa ishte në masën e arrestit në shtëpi. Është arrestuar edhe një 60-vjeçar, pasi akuzohet për shkelje të rregullave në punë për një ngjarje të rëndë të ndodhur dje kur një punëtor humbi jetën në firmën ku ai ishte inxhinier.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

“Vihen në pranga 11 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: F. H., 44 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur disa bizhuteri në një argjendari; E. L., 34 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës. Gjithashtu, specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim E. L., 32 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur një minimarket në rrugën “Dora D’Istria”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Z., 60 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, inxhinier në një firmë, pasi në firmën ku ky shtetas punon, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi K. K., 59 vjeç. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. Sh., 21 vjeç, dhe A. I., 21 vjeç, pasi kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetases V. K., dhe gjatë kontrollit fizik shtetasit A. I., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës, thikë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 34 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve S. G., 34 vjeç, A. K., 25 vjeç, G. Z., 23 vjeç dhe P. G., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *