Dan Hutra, është autori i vrasjeve makabër që tronditën Shqipërinë ditën e sotme, ku 40-vjeçari qëlloi për vdekje 3 gra dhe plagosi tre të tjera.
Hutra është një kriminel historia e të cilët regjistron mbi 20 vite ngjarje kriminale, nga më të rëndat.
Historia kriminale e Dan Hutrës nisën plot 20 vite më parë, ku në vitin 2003, më 20 maj ai arrestohet nga Komisariati i Policisë Devoll, pasi përdhunoi kunatën dhe mori peng vjehrrën dhe kunatën tjetër. Ndërkohë që për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” u dënua me 2 vite burg.
Më pas në vitin 2007 ngjarja që e mbylli për 15 vite në qeli. Fundvitin e 2007-s ai ekzekutoi gruan e tij të parë Dafina Havalja, të cilën e theri me dy goditje me thikë në zemër e mëlçi. Pas këtij akti makabër me qetësi ishte munduar ta ‘kampuflonte’ si vetëvrasje duke i vënë thikën në dorë viktimës së tij, teksa vetëm disa minuta më vonë telefon vjehrrën dhe i thotë ‘të rrosh vetë se vajzën ta vrava’. Gjykata e dënoi 24 vite, por bëri 16 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Vuajtja e dënimit për të nuk ka qenë e qetë, teksa ‘fati’ e vendosi në një qeli me Admir Tafilin. Në vitin 2013 emri i Dan Hutrës del sërish në kronikën e zezë, këtë herë për një ngjarje të denjë për filma aksion. Një tentativë e bujshme arrestimi e përgatitur nga as më shumë e as më pak, Admir Tafilli, një super personazh i njohur i botës së krimit. Dan Hutra ndihmoi në arratisjen por mbeti në burg.
Ndërsa një tjetër tentativë për arratisje e mundshme nga burgu i Sigurisë së lartë të Drenovës me protagonist kryesor këtë herë Dan Hutrën u shmang gati dy muaj pasi nga ky burg arritën të largoheshin 7 të burgosur mes tyre dhe Admir Tafili. 4 fletë sharre hekuri u futën në sektorin e paraburgimit, pikërisht në qelitë e 3 të burgosurve të cilët kanë ndihmuar në arratisjen e bujshme. Gjatë hetimeve prokuroria e Korçës zbuloi atëherë se fillimit sharrat janë marrë nga i dënuari Dan Hutra, ish-shok qelie me Admir Tafilin. Mjete prerëse ishin futur me ndihmën e gardianëve të burgut.
Pas kësaj ngjarje nuk ka më ‘lajme të zeza’ për Dan Hutrën, ndërkohë që nuk kuptohet se si ka dalë ky njeri nga burgu, ndërkohë që ishte dënuar 16 vite për një vrasje me paramendim dhe kishte marrë pjesë në dy tentativa të bujshme për arratisje.
Ndërkohë sapo është liruar nga burgu, në dhjetor 2021 Dan është arrestuar për vjedhje banesash në Durrës, ndërkohë që sërish është arrestuar më 1 shkurt 2022 për tentative vjedhjeje banese.
Më pas në qershor të vitit të kaluar ai është arrestuar nga policia pas kallëzimit të bashkëjetueses për ushtrim dhune në familje, ndërkohë që është liruar 16 shkurt të këtij viti. Nuk dihet se kush është gjyqtari që ka marrë këtë vendim për ta lënë të lirë këtë monstër rrugëve të Tiranës, i cili 12 ditët e lirisë i janë dashur vetëm të planifikojë krimet e radhës monstruoze duke marrë jetën e 3 grave të pafajshme, duke plagosur 3 të tjera dhe duke tronditur një vend të tërë. A mbahet nën vëzhgim një personazh i tillë? Cila është përgjegjësia e të gjitha strukturave ligj zbatuese?