Ngacmoi seksualisht 11-vjeçaren, mësuesi bie në prangat e policisë

Një mësues në Caltanissetta, Itali është arrestuar me akuzën e dhunës seksuale.

Mësuesit i është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpiak.”

Mësuesi, i cili jep mësim në një shkollë shtetërore, ka shfrytëzuar rolin e tij si mësues dhe ka ngacmuar në disa raste një 11-vjeçare.

Vajza, në qershor gjeti forcën dhe t’i tregonte njërës prej mësuesve të saj se çfarë i kishte ndodhur. Kjo e fundit raportoi gjithçka te nëndrejtoresha, por denoncimi nuk pati asnjë efekt.

Vajza më pas iu drejtua prindërve të cilëve referuan rastin në polici.

E mitura më pas u mor në pyetje nga gjyqtari hetues në prani në psikologut.

Klasa e vajzës, por edhe nxënës të tjerë të shkollës u solidarizuan me shoqen e tyre duke bashkëpunuar me hetuesit dhe denoncuan në polici sjelljen e pahijshme të mësuesit.

Nëndrejtoresha, e cila dyshohet se ka hequr dorë nga zbulimi i ngjarjes, është denoncuar për moskallëzim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *