Ditën e sotme Gjykata e Lushnjes ka marrë vendimin për të lënë në burg drejtorin e shkollës në Lushnjë, Rrahman Çela, i cili akuzohet nga nxënësja e tij 15-vjeçare se e ka ngacmuar seksualisht.
Arrestimi i Çelës është bërë ditën e djesme, teksa ky i fundit i ka mohuar akuzat e bëra ndaj tij.
Mësohet se drejtori i ka bërë vajzës komplimente duke i thënë, “Sa bukur je veshur sot”. Vajza pretendon se është ndjerë e ngacmuar dhe e kallëzuar në polici. /Priza.al