Një tjetër shtetas është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicale T.H, banues në Kuçovë.
46 vjeçari akuzohet për veprën penale “Veprime të turpshme”.
Sakaq, mësohet se denoncimi është bërë nga vetë babai i vajzës së mitur.
Njoftimi i Policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. H., 46 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur 10 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Veprime të turpshme”.