Ngacmoi seksualisht të miturën/ Procedohet penalisht autori në Këlcyrë

Ditën e sotme është proceduar penalisht nga policia e Këlcyrës, shtetasi A.K., 52 vjeç, banues në Këlcyrë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”. I proceduari dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase minorene 16 vjeçe. Gjithashtu, sipas raportimeve të policisë, në lidhje me këtë rast është proceduar edhe një shtetas M. M., 34 vjeç, banues në Tepelenë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë ndaluan shtetasin A. K., 52 vjeç, banues në Këlcyrë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 16 vjeçe.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u procedua për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” shtetasi M. M., 34 vjeç, banues në Tepelenë.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *