Ngacmonte seksualisht nxënëset dhe shkonte tapë në mësim, merret masat për mësuesin në Pogradec

Drejtoria Vendore e Arsimit Parauniversitar të Korçës ka pezulluar nga detyra drejtorin e shkollës 9-vjeçare në fshatin Stropckë në Pogradec, Adriatik Haxhillari. Ai akuzohet nga dy nxënëset e tij 14-vjeçare për ngacmim seksual dhe dërgimin e mesazheve të turpshme në orët e vona të natës.

Seanca u zhvillua me dyer te mbyllura, ndersa avokati i tij thotë se Haxhillari nuk ka pranuar akuzat. Jashtë ambienteve të gjykatës ishin të pranishëm edhe familjarët e të akuzuarit, të cilët për shkak të çështjes nuk janë lejuar të futen në sallën e gjyqit.

Jashtë kamerave familjarët e Haxhillarit mohojnë akuzat e ngritura ndaj drejtorit  të shkollës së Stropckës, duke thënë se i është ngritur kurth për shkak të postit. 59 vjeçari Adriatik Haxhillari akuzohet për veprën penale të “ngacmimit seksual” ndaj dy 14 vjecareve. Ai u arrestua ditën e shtunë nga policia, ndërsa gjykata e la në burg për 40 ditë.

Si u zbulua Adriatik Haxhillari?

Sipas burimeve ngacmimi ndaj minoreneve ka filluar 2 javë më parë ndërsa ka qenë policia e Pogradecit ajo që në bazë të informacioneve ka mundur të zbardhë dëshminë e dy të miturave në prani të psikologeve të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit. Sipas burimeve bëhet me dije se mesazhet e para janë parë nga vëllai i njërës prej vajzave e cila i kishte prindërit në Greqi dhe shqetësohej me thirrje telefon ne 23:00 të natës.

Më pas i vëllai i ka shkuar te takojë drejtorin dhe e ka goditur. Të nesërmen drejtori e ka thirrur për ti kërkuar ndjesë. Drejtori i ngacmonte gocat në klasë duke iu bërë shenja, kafshime buze dhe ngacmime në oborr të shkollës.

Vajzat nuk e kanë pasur të regjistruar numrin me emër dhe kjo është në verifikim, por para psikologut kanë thënë se ishte drejtori. Koha e ngacmimeve ka zgjatur 2 javë. Drejtori çdo ditë konsumonte edhe alkool tek një lokal para shkollës dhe dyshohet që në shumë raste të ketë qenë edhe nën efektin e alkoolit.

Të miturat kanë rrëfyer se 59-vjecari konsumonte shpesh alkool në lokalin pranë shkollës dhe hynte në mësim pasi kishte pirë. Të shqetësuara nga sjellja e tij vajzat biseduan me familjarët e tyre dhe mësuesen kujdestare dhe e denoncuan në polici. Haxhillari u arrestua një ditë më parë dhe u pezullua nga detyra. E tronditur gjyshja e një prej të miturave kërkon dënim maksimal.

“Nuk dalim dot përjashta. Ata njerëz që bëjnë këto gjëra t’i varin” tha ajo. Dyshohet se drejtori i shkollës Adriatik Haxhillari të dyja vajzat i ka ngacmuar seksualisht në të njëjtën kohë. Ngacmimet nisën tre javë më parë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *