Ngacmonte seksualisht vajza minorene arrestohet 65-vjeçari

Një 65-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht disa shtetase kryesisht të mitura.

Arrestimi i tij erdhe falë bashkëpunimit të bluve të Shkodrës me emisionin “Fiks Fare”.

Njoftimi i policisë:

Bashkëpunimi me median vë në pranga një shtetas, për ngacmim seksual.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin V. H., 65 vjeç, banues në fshatin Oblikë , Shkodër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Në kohë e vende të ndryshme, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht disa shtetase kryesisht të mitura.

Për arrestimin e këtij shtetasi është bashkëpunuar me stafin e emisionit “Fiks Fare”.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon mediat për bashkëpunimin dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *